Dhunohet seksualisht një 16 vjeçare, i dyshuari jashtë shtetit
Një 16 vjeçare nga komuna e Ferizjat, ka vendosur ta raportoj dhunimin që përjetoj për disa ditë gjatë shtatorit të vitit të kaluar. E mitura së bashku me babin e saj ka raportuar në Polici, tek ditën e djeshme, se një person me inicialet F.V e ka dhunuar seksualisht në një nga motelet që gjendet […]
Një 16 vjeçare nga komuna e Ferizjat, ka vendosur ta raportoj dhunimin që përjetoj për disa ditë gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
E mitura së bashku me babin e saj ka raportuar në Polici, tek ditën e djeshme, se një person me inicialet F.V e ka dhunuar seksualisht në një nga motelet që gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh kanë thënë se rasti është nën hetime dhe se nuk raportohet për të arrestuar.
“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Derisa, nga Prokuroria në Ferizaj, kanë treguar se i dyshuari është jashtë shtetit dhe janë duke punuar për të zbardhur rastin dhe për të siguruar praninë e tij.
Nga Policia e Kosovës, e nga Ministria e Punëve të Bredshme, nuk kanë kthyer përgjigje nëse për procedurat që duhet ndjekur, apo si do të mund të bëhet arrestimi i të dyshuarit, që gjendet jashtë Kosovës.
E nga qendra për punë sociale në Komunën e Ferizajt, kanë thënë se e kanë pranuar rastin dhe janë duke punuar me të, por nuk mund të japin detaje përshkak se viktima është e mitur.
Ky nuk është rasti i vetëm i dhunimit që ka ndodhur në motel.
Të shpeshta kanë qenë rastet e dhunimeve që janë kryer në këto objekte, gjatë vitit të kaluar. Inspektimin e shpeshtë para se të bëhet vonë, po e kërkon drejtori i qendrës për punë sociale në Prishtinë, Vebi Mujku.
“Ne cdo here po apelojmë që të kemi një lloj bashkëpunimi, edhe me ministritë përkatëse, edhe me inspektoriatin policor, edhe inspektoriatin e punës edhe me të gjithë akterët relevantë që janë, sepse në fund të ditës, ne nuk jemi të interesuar që të ja hedhim fajin, por për të bërë një zgjidhje në mënyrë që mos të na dhunohen vajzat e mitura në këto motele, dhe të ketë një formë të kontrollit dhe të menaxhimit të këtyre moteleve, sepse nëse vazhdojmë në këtë situatë mund të kemi jo vetëm dhunime, por edhe vrasje në këto motele”, ka thënë Vebi Mujku.
Mujku e quan shqetësuese, rritjen e rasteve të dhunimeve, duke thënë se 11 të tilla kanë qenë vetëm në vitin e kaluar në Prishtinë.
“Numri ka qenë i madh, ndoshta dikujt i duket numri 11 raste, jo shumë i madh mirepo për neve është shumë i madh. Është me rëndësi edhe dukuria sepse dukuria e dhunimit seksual, për neve është shqetësuese, ne po shohim se edhe shumica e rasteve po paraqitet me vonesë, për shkak se shumë herë nuk e gjejnë edhe përkrahjen e familjes”, ka thënë ai.
Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk kanë treguar nëse kanë ndërmarr ndonjë aksion së fundmi dhe se sa shpesh kontrollohen veprimtaritë e motelve, por vetëm kanë thënë se çdo vit ka inspektime dhe se ka pasur raste kur operatorët ekonomik që kanë bërë shkelje janë mbyllur.
“Inspektorati i Tregut në çdo rast ka vepruar konform kompetencave ligjore në fuqi dhe gjatë inspektimeve janë mbyllur përkohësisht disa operatorë ekonomikë, që nuk kanë qenë të regjistruar apo nuk kanë poseduar aktvendimin për plotësimin e kushteve minimale teknike. Bazuar në kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Tregtinë e Brendshme, Inspektori i Tregut mund të kërkojë evidencë të librave të blerjes dhe shitjes së produkteve apo shërbimeve të ofruara, por në asnjë dispozitë ligjore në kompetencë të Inspektoratit të Tregut nuk përcaktohet evidenca për moshën apo kategorinë e konsumatorëve/klientëve, që kërkojnë shërbime”, thuhet në përgjigjen e MINT.
Vetëm gjatë 2022, mbi 80 raste të dhunimeve seksuale janë raportuar në Kosovë, derisa më i rëndi ishte ai i vajzës 11 vjecare, e cila u dhunua disa herë brenda dy muajve nga më shumë se 10 persona.















