Di Marzio: Mbappe do të qëndrojë në PSG

Gazetari sportiv, Di Marzio, ka raportuar se Mbappe do ta rinovojë kontratën e tij me PSG-në. Sipas gazetarit italian, Mbappe do ta bëjë publik këtë lajm pas lojës që do të zhvillohet të shtunën ndaj Metz

Gazetari sportiv nga Italia, Gianluca Di Marzio, ka thënë se Sulmuesi francez Kylian Mbappe do të nënshkruajë përsëri me ekipin nga Franca, Paris Saint Germain (PSG).

“Nuk ka më dyshime, Mbappe do të qëndrojë në PSG, do ta rinovojë kontratën e tij”, ka shkruar ai në twitter.

Tutje, Di Marzio ka thënë se vendimi për rinovim është marrë të premten, dhe se sipas tij, ka mundësi që të shtunën ta bëjë të ditur edhe për publikun.

Vendimi i Mbappes-ë sipas Di Marzio-s, nuk ka të bëjë vetëm me arsye ekonomike, pasi rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe familjarët e tij, të cilët ishin vendimtarë edhe për transferimin e tij në të kaluarën nga Monaco te PSG.

Futbollisti francez mund ta shpallë këtë sonte personalisht pas ndeshjes së Ligue 1 kundër Metz. Skuadra po organizon një festë për fitimin e kampionatit dhe për Mbappe-në.

Por, ende nuk ka asgjë zyrtare, Mbappe ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me asnjë ekip, dhe në garë është edhe ekipi spanjoll Real Madridi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika