Dialogu – analistët vlerësojnë se edhe kjo ndikoi në prishjen e raportit Kurti-Osmani

Analistët politikë vlerësojnë se edhe çështja e dialogut ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ndërkohë, raporti i ri për zgjerim i Parlamentit Evropian potencon se pikërisht përparimi në dialog është kyç për rrugën integruese të Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga Bashkimi Europian.

Në raportin e ri për zgjerimin, Parlamenti Europian ka një mesazh të qartë.

Rruga drejt BE-së për të dyja vendet lidhet drejtpërdrejt me normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu, në raportin e miratuar më 11 mars, është bërë e ditur se përparimi i Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është i rëndësishëm edhe për stabilitetin e rajonit.

Sipas analistit politik Afrim Kasolli, kriza politike në Kosovë nuk duhet të ndikojë në mosrealizimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

“Si Serbia ashtu edhe Kosova janë pajtuar në marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe po ashtu me aneksin e zbatimit të Ohrit që janë të kushtëzuara sa i përket agjendës eurointegruese, nga zbatimi i detyrimeve që kanë në procesin e dialogut. Në këtë drejtim është e qartë se Kosova mund të sillet brenda këtij rrethi vicioz ku ndodhet, mund të kalojë nga njëra krizë në tjetrën, të gjenerojë kriza për efekte të brendshme partiake që mund t’i konvenojnë partive politike, por absolutisht ajo është e bllokuar në agjendën eurointegruese, pa marrë vlerësim pozitiv nga Bashkimi Europian”, u shpreh Kasolli.

As për Arbëresha Loxhën nga Grupi për Studime Juridike e Politike, raporti nuk është befasi.

“Sa i përket raporti që Parlamenti Europian miratoi dje natyrisht ishte e pritshme raporti të theksojë domosdoshmërinë e rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu u theksua domosdoshmëria e implementimit të marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të saj me theks të veçantë dhe realisht krijimi i Asociacionit, si kërkesë e cila vazhdimisht theksohet nga BE”, u shpreh Loxha.

Ajo shton se raporti përmban edhe kritika ndaj Serbisë, duke i kërkuar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të respektojë marrëveshjen e Ohrit.

Ndërkohë, Kasolli mendon pikërisht dialogu është një nga arsyet kryesore të prishjes së raporteve mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Njëra prej arsyeve të fërkimeve mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është kur presidentja Osmani pikërisht duke marrë rolin sabotues të Serbisë në këtë drejtim, kishte mbajtur një qëndrim pak a shumë të ngjashëm edhe me thirrjet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Kosova të gjej rrugën që së bashku me partnerët ndërkombëtar, pavarësisht sjelljeve të Serbisë t’i zbatoj detyrimet që i ka marrë në procesin e negociatave në Bruksel në mënyrë që ajo ta debllokojë veten në procesin ndërkombëtar”, tha Kasolli.

Në anën tjetër, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, në draf-raport e ka cilësuar 2025 një vit të humbur për shtetin, e procesi i dialogut ishte pothuajse i pezulluar.

Arsye ishte edhe kriza politike në Kosovë dhe mungesa e një qeverie me mandat të plotë për të negociuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika