Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni

Kosova po kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, të pezulluar në shtator të vitit 2025. Derisa Prishtina pret përgjigje nga Uashingtoni, njohësit e çështjeve ndërkombëtare vlerësojnë se rifillimi i tij është i rëndësisë së madhe për sigurinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

SHBA-ja më 12 shtator të 2025-tes kishte pezulluar dialogun strategjik me shtetin e Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë, kishte thënë se shkaktari i këtij pezullimi, lidhej me shqetësimet që amerikanët kishin lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë aso kohe, veçanërisht deklaratat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë çështje, presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, kërkoi nga senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, që të ndihmojnë në rifillimin e këtij procesi.

Njohës të proceseve ndërkombëtare e shohin rinisjen e këtij dialogu e shohin të rëndësisë së madhe.

“Në momentet ku ndodhet Kosova, ku shpejtë pritet të përmbyllë përfundimisht formimin e ushtrisë së Kosovës, atëherë ky hap strategjik dhe koordinim me SHBA që përfshinë fushën e sigurisë, kibernetike, e emergjencave dhe të tjera, përbën një hap aekuar që i mundëson Kosovës të përmbyll suksesshëm”, tha njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Diplomatë po e lidhin rëndësinë e rifillimit të këtij dialogu strategjik me SHBA-në, edhe me Gjykatën Speciale dhe ndikimin që vendi mund ta ketë në këtë drejtim.

“Një organizatë e specializuar që do te identifikonte shkeljet e Gjykatës, nuk mjafton të thuhet politikisht që gjykata ka bë dënime të ashpra, dhe ato t’i dorëzohen state departament, kongresit amerikan…”, u shpreh ish-ambasadori, Sylë Ukshini.

Me senatorët amerikanë është takuar dje pasdite edhe kryeministri Albin Kurti, por që nuk e ka përmendur çështjen e dialogut strategjik.

Sipas njoftimit të Zyrës së tij, ai nga senatorët Shaheen dhe Durbin ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika