Diaspora e Shqipërisë, më koprrace se ajo e Kosovës

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, të bërë në vitin 2011, Kosova llogaritet t’i ketë 1.739.825 banorë

fotoilustrim

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, të bërë në vitin 2011, Kosova llogaritet t’i ketë 1.739.825 banorë.

Ndërkaq, në po të njëjtin vit është bërë regjistrimi i popullsisë edhe në Shqipëri, ku rezultoi se popullsia ishte mbi 1 milion më shumë se Kosova – me mbi 2.8 milionë banorë në total. Megjithatë, INSTAT në janar të vitit 2022 tha se në Shqipëri jetonin 2.7 milionë banorë, duke raportuar për një rënie prej 1.3 për qind krahasuar me janarin e vitit paraprak.

Por, krahas këtyre të dhënave, shumë shtetas nga të dy vendet jetojnë edhe në diasporë.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 850 mijë kosovarë jetojnë jashtë vendit, ndërsa shtetas të Shqipërisë në diasporë janë rreth 1.6 milion.

Por, kush janë më dorëlirë kur kemi të bëjmë me dërgim të parave në vendlindjet e tyre?

Sipas të dhënave të BQK-së, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, emigrantët kosovarë në vendlindje kanë dërguar 635.1 milionë euro.

Ndërkaq, INSTAT ka treguar se emigrantët e Shqipërisë kanë dërguar 444 milionë euro në vendlindje.

Kjo nënkupton se kosovarët dërguan më shumë para në atdhe edhe pse janë në numër më të paktë, në krahasim me mërgimtarët e Shqipërisë.

Statistikat e publikuara nga Eurostat tregojnë se vlera e remitancave në Shqipëri ka shënuar rritje 18% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurse, ato të Kosovës shënuan rritje 14% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjatë tërë vitit të kaluar, diaspora e Kosovës dërgoi 1.22 miliard euro./KK

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika