“Diçka e madhe nuk shkon, mos vallë ky do të jetë edhe fati i Zelensky-t?”, Rama flet për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së që do të nisë të hënë e 2 prillit (nesër) në Hagë. Rama tha se ai e ka dhënë komentin e tij për këtë çështje, duke përsëritur se ka diçka shumë të madhe që nuk shkon në këtë proces. Ai ka ngritur […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së që do të nisë të hënë e 2 prillit (nesër) në Hagë.
Rama tha se ai e ka dhënë komentin e tij për këtë çështje, duke përsëritur se ka diçka shumë të madhe që nuk shkon në këtë proces.
Ai ka ngritur dilemën se kjo situatë e bën të mendojë që mos vallë pas pak vitesh edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të jetë në këtë situatë, edhe pse rolet nuk janë krejtësisht të njëjta.
“Komenti im është i njohur. Ka diçka shumë të madhe që nuk shkon në këtë proces, pa dashur të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë dhe pavarësinë e një gjykate e cila është formuar voton e parlamentit të Kosovës, thjesht mbetem i mahnitur në sensin më negativ me faktin që udhëheqësi i një lëvizje çlirimtare, popullore dhe jo një ushtrie të organizuar, ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë, akuzohen si kriminel lufte. Vetë presidenti i SHBA, Joe Biden e pagëzoi si George Uashingtonin e Kosovës, është sot prej një kohe të gjata prapa hekurave. I marrë si president në detyrë dhe i mbyllur brenda pa akuzë për një periudhë disavjeçare, gjë që është jashtë çdo imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare. Dhe do të duhet të përballet me një proces që mua më bën të mendoj, mos vallë ky do të jetë fati i Zelensky-t pas dy vitesh edhe pse Zelensky është një komandant të një ushtrie të rregull”, ka thënë Rama.















