Diell dhe ngritje temperaturash në Kosovë

Ditën e hënë të 24 tetorit është parashikuar të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 28 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të hënën e 24 tetorit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, në mëngjes mund të ketë mjegull në ultësira.

Era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme por më dominues do të jetë kuadrati i jugperëndimit me shpejtësi prej 10 deri në 36 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, minmalja e ditës do të sillet prej 6 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 24 deri në 28 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 24 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika