Raca dhe përkatësia etnike janë terma që përdoren në mënyrë të shkujdesur, por nuk janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Të dy termat përdoren për të përshkruar identitetin njerëzor por, në mënyra të ndryshme.

Identiteti mund të sjellë në mendje pyetjet e ngjyrës së lëkurës, kombësisë, gjuhës, fesë, traditave kulturore ose prejardhjes familjare.

Nina Jablonski, antropologe dhe paleobiologe në Universitetin Shtetërorë të Penisilvanisë ka thënë se raca dhe etnia janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren si mënyra për të përshkruar diversitetin njerëzor.

“Raca kuptohet nga shumica e njerëzve si një përzierje e atributeve fizike, të shprehjës dhe kulturës. Etnia njeh dallimet mes njerëzve në bazë të gjuhës dhe kulturës së përbashkët”, ka thënë Jablonski.

Nina Jablonski

Raca përceptohet si diçka e natyrshme në biologjinë tonë dhe për këtë arsye trashëgohet ndër breza.

Ndërsa, përkatësia etnike kuptohet si përshkrim i vetës, bazuar në fakte si vendi ku jetojmë ose kulturat që ndajmë me të tjerët, transmeton livescience.

Ilustrim

Çështja e racës dhe parkëtësisë etnika ekspozon të metat e mëdha dhe të vazhdueshme në mënyrën se si ne i përkufizojmë këto tipare.

Ideja e “racës” e ka origjinën tek antroplogët dhe filozofët në shekullin e 18-të, të cilët përdorën vendndodhjen gjeografike dhe tiparet fenotipike si ngjyra e lëkurës për t’i vendosur njerëzit në grupime të ndryshme racore. Kjo gjithashtu ka nxitur idenë se këto dallime kishin një bazë biologjike.

Ky parim me të meta ka hedhur themelet për besimin se disa raca janë superiore ndaj racave tjera, të cilat evropianët e bardhë e përdorë si për të justifikuar tregtinë e skllevërve dhe kolonializmin.

Jayne O. Ifekwunigwe, antropologe mjekësore në Qendrën për Gjenomikë, Racë, Identitet, Diferencë në Institutin e Kërkimeve të Shkencave Sociale ka thënë se “Ne nuk mund të kuptojmë racën dhe racizmin jashtë kontekstit të historisë ekonomik. Sepse shtytësi i tregtisë trekëndore ishte kapitalizimi dhe akumulimi i pasurisë”.

Ilustrim

Ifekwunigwe është gjithashtu drejtoreshë e asociuar e angazhimit për Qendrën për të Vërtetën, Shërimin Racor dhe Transformimin në Universitetin e Dukës. Kjo qendër është pjesë e një lëvizje në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e së cilës bëjnë diskutime me publikun për të sfiduar racizmin historik dhe atë të sotëm.