Policia e Kosovës ka njoftuar se tri vetura të një shtetasi kosovar janë djegur nga zjarri në  Leshak të Leposaviq, e që pronari i tyre dyshon se djegia veturave të tij është për shkak se ky i fundit punon në institucionet e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar këtë rast.

“I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më poshtë mund ta lexonin njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës.

Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin, të cilin është duke e trajtuar.

Tvrdane, Leposaviq  15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.