Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë
Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes te tregu i gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në […]
Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes te tregu i gjelbër në rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim. /KP















