Digjen disa vertura në Gllogjan të Deçanit

Gjatë mesditës të së shtunës janë djegur disa vetura në fshatin Gllogjan të Deçanit

Illustrim

Gjatë mesditës të së shtunës janë djegur disa vetura në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se policia dhe zjarrëfikësitë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe është bërë lokalizimi i zjarrit.

“Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit, dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova.

 

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika