Digjet flamuri serb në Hoqë të Madhe të Rahovecit, policia nis hetimet
Disa persona të panjohur kanë djegur pjesërisht një flamur të shtetit serb te pllaka përkujtimore në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe në Rahovec. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, zyrtarët policorë pas marrjes së informatës për incidentin rreth orës 11:20 menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, siç thuhet […]
Disa persona të panjohur kanë djegur pjesërisht një flamur të shtetit serb te pllaka përkujtimore në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe në Rahovec.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, zyrtarët policorë pas marrjes së informatës për incidentin rreth orës 11:20 menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, siç thuhet në raport, prokurori është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.
“ Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 13.11.2023 – 11:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka dalë në vendin e ngjarës dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, rasti sipas policisë është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.















