Digjet një anije që transportonte rreth 3 mijë vetura pranë Holandës, vdes një person

Një pjesëtar i ekuipazhit të një anije mallrash vdiq të mërkurën në afërsi të Holandës, pasi anija u kaplua nga zjarri

Një pjesëtar i ekuipazhit të një anije mallrash vdiq të mërkurën në afërsi të Holandës, pasi anija që po transportonte gati 3 mijë vetura u kaplua nga zjarri.

Roja bregdetare holandeze tha se anija po vazhdonte të digjej dhe se edhe disa persona të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Tentimet për ta shpëtuar anijen po vazhdojnë ende pranë Holandës, një vend të rëndësishëm për shpendët shtegtarë.

Varka dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin, tha roja bregdetare në një deklaratë.

Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga kuverta e anijes në det dhe u kapën nga një varkë shpëtimi, tha kapiteni i varkës së shpëtimit për transmetuesin holandez NOS. Disa pjesëtarë të ekuipazhit pësuan kocka të thyera, djegie dhe probleme në frymëmarrje dhe u dërguan në spitale në Holandën veriore, thanë shërbimet e urgjencës.

“Aktualisht ka shumë anije në vendngjarje për ta monitoruar situatën dhe për ts parë se si të vihet nën kontroll zjarri”, tha në telefon zëdhënësja e roje bregdetare Lea Versteeg. “Por gjithçka varet nga moti dhe dëmtimi i anijes”, shkruan REL.

I pyetur nëse ishte e mundur që anija të fundosej, Versteeg tha se ky “është një skenar që po e marrim parasysh dhe po përgatitemi për të gjithë skenarët”.

Roja Bregdetare dha një përditësim pak para mesditës, duke thënë se situata nuk ishte ndryshuar.

Anija Fremantle po lundronte nga porti gjerman i Bremerhavenit për në portin Said në Egjipt kur u vë në zjarr rreth 27 kilometra në veri të ishullit holandez Ameland.

Vendndodhja e saj është afër një grumbulli ishujsh holandezë dhe gjermanë të njohur për turistët në detin e cekët Ëadden. Kjo zonë është e listuar në Trashëgiminë Botërore dhe përshkruhet nga UNESCO si “një nga zonat më të rëndësishme për zogjtë shtegtarë në botë”.

Shkaku i zjarrit nuk dihej menjëherë dhe nuk ishte e qartë se si ndodhi vdekja e anëtarit të ekuipazhit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika