Digjet një banesë në Fushë-Kosovë, katër persona marrin trajtim mjekësor për shkak të tymit, dy prej tyre policë

Zjarri në Fushë Kosovë Foto: KALLXO.com

Katër persona kanë marrë trajtim mjekësor, dy prej tyre zyrtarë policorë, për shkak të tymit pasi një objekt banesor në Fushë-Kosovë sot në mesditë u përfshi nga zjarri.

Policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënsja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se 4 persona janë dërguar për tretman mjekësor si pasojë e problemeve me frymëmarrje nga tymi.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, vijon ajo.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika