Digjet një deponi e materialit shkollor në Miradi, shkaktarët nuk dihen
Mesditën e së dielës, zjarri ka përfshirë një depo në të cilin kishte materiale shkollore. Shkaktarët ende nuk dihen se cka e ka ndezi zjarrin, por për ta shuar atë janë dashur disa orë. E për të lokalizuar zjarrin të pranishëm ishin mbi 20 zjarrfikës. “Ka qenë nje zjarr në depo ekipa e njpz Prishtine […]
Mesditën e së dielës, zjarri ka përfshirë një depo në të cilin kishte materiale shkollore.
Shkaktarët ende nuk dihen se cka e ka ndezi zjarrin, por për ta shuar atë janë dashur disa orë.
E për të lokalizuar zjarrin të pranishëm ishin mbi 20 zjarrfikës.
“Ka qenë nje zjarr në depo ekipa e njpz Prishtine me te gjitha kapacitetet dhe resurset e veta që ka pas ështe dal ne vend të ngjarjes u është përgjigj thirrjes edhe normal ka fillu procesin e fikjes së zjarrit gjithsej kanë qenë 24 zjarrfikës për momentin zjarri është i lokalizuar nuk është i fikur tërësisht”, ka thënë Muhamet Recani- Komandant i Batalionit të zjarrfiksëve.
Ai tutje thotë se kanë pranuar ndihmë nga ekipe të komunave tjera, ndërsa tha se si pasojë e temperaturave të larta, një zjarrëfikës kërkoi ndihmë mjeksore.
“Të lënduar nuk kem përjashtimisht një zjarrfikës që për shkak të punës së lodhshme dhe mbingarkesës së madhe të temperaturës ka pas probleme shëndetësore por gjendja e tij është r mire”, ka deklaruar Muhamet Recani- Komandant i Batalionit të zjarrfiksëve.
Të lënduar nga ky zjarr nuk pati, por për cdo rast aty ishin ekipet e emrgjencës së QKMF-së, në Fushë Kosovë.
“Sot kam qenë në ndërrimin e urgjencës kur rrerh orës 13:00 pasdite kemi pranuar një telefonat nga Policia e Kosovës per nje ndezje zjarri në një depo të Miradisë së Eperme kemi qenë dy ekipe ne gadishmëri 2 mjek dhe 4 infermierë për momentin nuk ka dicka te lenduar dhe që kanë pas nevojë për tretman”, ka thënë Fitore Ahmeti – Mjeke.
Pronarët e kësaj depoje nuk pranuan të flasin për media, ndërkohë që thanë se e diela ishte dite pushimi dhe nuk kishte asnjë puntor brenda.















