Një veturë e një qytetari serb është djegur sot në veri të vendit.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka njoftuar se dyshohet për zjarrvënie.

“E konfirmojmë djegien e një veture. Ajo është djegur rreth orës 5:30 e mëngjesit. Dyshimet e para janë për zjarrvënie. Pronari i veturës është i nacionalitetit serb”, ka deklaruar Elshani.