Digjet një veturë me targa serbe në veri të Mitrovicës
Është djegur një veturë me targa serbe në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani. Elshani ka thënë se vetura e djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG), duke shtuar se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka […]
Është djegur një veturë me targa serbe në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se vetura e djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG), duke shtuar se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.
Zv.drejtori i policisë në Mitrovicën Veriore bëri me dije se janë duke u zhvilluar hetimet nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.















