Digjet një veturë në Leposaviq, raportohet se është e nënkryetares së Leposaviqit

Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët në orët e para të së martës në Leposaviq. Vetura dyshohet të jetë e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq

Foto: KoSSev

Një veturë është djegur në orët e para të së martës në Leposaviq. Mediumi “Kossev”, raporton se vetura është e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, tha për Dukagjinin se një pjesë e veturës është përfshirë nga flakët.

Sipas tij, kjo nuk lidhet me çështjen e konvertimit të targave.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika