Një veturë është përfshirë nga zjarri në Mitrovicë të Veriut, e cila ishte e parkuar në parkingun e prokurorisë shtetërore.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të prokurorisë.

Policia ka njoftuar se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka pasur të lënduar.

“Rr. Çlirimi Mitrovicë Veri 13.08.2024-16:18. Raportohet se ne rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë, e cila ka qenë e parkuar në parkim të prokurorisë Shtetërore Mitrovicë veri. Në vend ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe  zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.