Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut brenda
Në Podujevë është gjetur një veturë e djegur me mbetje kockore të njeriut. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka angazhuar ekspertizë mjeko-ligjore dhe është duke hetuar rastin për të zbardhur ngjarjen, pa dhënë ende informacione të tjera të detajuara. “Me datë 04.02.2025 prokurori kujdestar është informuar nga Stacioni Policor në Podujevë për gjetjen e një veture […]
Në Podujevë është gjetur një veturë e djegur me mbetje kockore të njeriut.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka angazhuar ekspertizë mjeko-ligjore dhe është duke hetuar rastin për të zbardhur ngjarjen, pa dhënë ende informacione të tjera të detajuara.
“Me datë 04.02.2025 prokurori kujdestar është informuar nga Stacioni Policor në Podujevë për gjetjen e një veture të djegur dhe me rastin e ekzaminimit ka rezultuar se brenda saj ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut. Më pas, prokurori i shtetit ka autorizuar dhe në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes në tërësi të rastit.
Duke pasur parasysh që jemi në fazën fillestare të rastit, për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo prokurori i shtetit është i përkushtuar që në bashkëpunim dhe koordinim me organet e rendit të zbardh në tërësi rastin”, thuhet në njoftim.















