Një veturë është përfshirë nga zjarri të mërkurën në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili për Dukagjinin ka thënë se vetura “Mercedes GLA” me targa zvicerane është djegur tërësisht, pavarësisht se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve.

Sipas tij, ngasësi i veturës ka deklaruar se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43.000 franga zvicerane.

“Sot më datë 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij ‘Mercedes GLA’ i vitit 2018, me targa zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në automjetin e tij. Ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarr”, ka thënë Bytyqi për Dukagjinin.

Si pasojë e zjarrit vetura është djegur tërësisht, ndërsa shoferi nuk ka pësuar lëndime.

Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar prokurori dhe rasti është iniciuar “Incident zjarri”.