Digjet qendra tregtare kineze në Beograd- një ndër shkaqet, instalimet me defekt

Pamje nga vendi i ngjarjes

Është djegur qendra tregtare kineze në Beograd të Serbisë. Mediet raportojnë se fillimisht zjarri është përhapur në një dyqan dhe më pas është përhapur në tri dyqane të tjera.

Dyshohet se për shkak të sasisë së mallrave të ndezshme, zjarri është përhapur në dyqane.

Derisa pronarët e dyqaneve përpiqeshin të merrnin mallin, njëri prej tyre është shprehur se ka instalime me defekt, dhe kjo po konsiderohet si shkak për ngjarjen.

Në këtë pjesë të qendrës tregtare po përhapet tym i dendur dhe zjarrfikësit po përpiqen me çdo mënyrë ta shuajnë zjarrin.

Një grua me prejardhje kineze ka thënë se ka mbetur pa gjithçka, derisa mësohet se më shumë se pesëdhjetë zjarrfikës dhe tre helikopterë e kanë shuar zjarrin.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur shkakun e zjarrit, ku sipas deklaratës së tyre, në intervenim kanë marrë pjesë 76 zjarrfikës-shpëtimtarë me 25 makina zjarrfikëse, ndërsa pjesëtarët e Njësisë së Helikopterëve me tre helikopterë kanë lëshuar, gjithsej, 71 tonë ujë.

Raportohet se atje, shpërthimet janë duke ndodhur vazhdimisht, teksa flakët kanë shpërthyer në orën 07:00.

Shefi i Departamentit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luka Çaushiq, tha se zjarri është raportuar në orën 06:57 të mëngjesit dhe se ekipet kanë mbërritur për vetëm pak minuta, por se zjarri tashmë ishte ndezur./Blic

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika