Është djegur vetura e ekipit të televizionit “Tëvë1” gjatë raportimeve në veri specifikisht në komunën e Zubin Potokut.

May be an image of fire and text

Po ashtu sërish edhe vetura e ekipit të RTV Dukagjini është mbushur me mbishkrime nacionaliste.

No description available.

Ndryshe gjatë ditës në veri të vendit ka pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mediave, të cilat janë të vandalizuar me simbole fashiste e nacionaliste.

Në mesin e tyre ka qenë edhe vetura e ekipit të RTV Dukagjinit, e cila është dëmtuar gjatë raportimeve në Zubin Potok dhe në Leposaviq.

Përpos kësaj, disave prej tyre u janë shpuar edhe gomat.

Mediat e tjera që janë sulmuar janë TopChannel, Periskopi dhe Kallxo.com.

Përkundër këtyre provokimeve, nga thirrje e vizatime të ndryshme, Policia e Kosovës dhe KFOR kanë qëndruar në nivel të detyrës, duke mos lënë që situata të eskalojë.