Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Leposaviq, një veturë e tipit “Volkswagen Polo”, pronë e një qytetari serb është djegur.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se arsyet ende nuk dihen dhe momentalisht nuk ka ndonjë person të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00. Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar ai.