Digjitalizohen gazetat e vitit 1945-1990, Gacaferri: Rilindja është mjet studimi për gjeneratat e reja

"Rilindja" e "Bujku" janë dy nga mediat e shkruara shqipe në Kosovë, si të vetme që shërbyen për të informuar popullin e Kosovës përgjatë viteve 1945-1990. Këto të dyja u rikthyen në kohë përmes zhvillimit teknologjik, e cila na mundëson me i lexu tekstet e shkruara gjatë kësaj periudhe të lartcekur

Vullnet Gacaferi,

“Rilindja” e “Bujku” janë dy nga mediat e shkruara shqipe në Kosovë, si të vetme që shërbyen për të informuar popullin e Kosovës përgjatë viteve 1945-1990. Këto të dyja u rikthyen në kohë përmes zhvillimit teknologjik, e cili mundëson për t’i lexuar tekstet e shkruara gjatë kësaj periudhe të lartcekur.

Vullnet Gacaferi nga Organizata Joqeveritare, FLOSK, në emisionin “Rreth e Rrotull” ka shpalosur detajet më të hollësishme për rikthimin e shkrimeve të botuara nga gazetat e para shqipe të periudhës 1945-1990.

“Mënyra se si është përdorur “Rilindja” është mjet studimi për gjeneratat e reja”, ka thënë Gacaferri.

Gacaferri ka treguar detajet se si ka arritur ky projekt të realizohet dhe se si është në plan edhe projekti i dytë në realizim.

“Si projekt ka filluar shumë herët dhe fillimisht ka qenë vetëm me skanim. Mirëpo, skanimi kur bëhet është si fotografi dhe është vështirë e lexueshme prej kompjuterit edhe teksti nuk është i kopjueshëm. Krejt këto çka janë skenuar, kanë hyrë në OCR të tërheqësit, i thojnë ku fotografia lexohet edhe stila shkronjë identifikohet prej kompjuterit dhe mandej mundet me qenë e kopjueshme dhe e kërkueshme në mënyrë elektronike. Edhe projekti me Wikipedia, ku ne jemi agjent i Wikipedies për rajonet shqiptare, edhe puna jonë e vetme është se mundohemi me gjet tekstshkrues sa më shumë për Wikipedia në gjuhën shqipe. D.m.th., nëse e ke të saktë në Wikipedia, atëherë edhe informon popullatën në mënyrë të duhur”, shtoi Gacaferri.

Gacaferri shpalosi detaje edhe të projektit për shenjëzimin e vendeve të mbrojtura kulturore të Kosovës.

“Openstreetme është një hartë digjitale e botës, ku të gjitha serviset tjera, shërbimet tjera, e përdorin atë që për shembull Google Maps, Facebook Maps, krejt këto e përdorin Open Street Mapsin për hartat e veta. Edhe këto janë aktivitete, pak a shumë ditëve të këtyre ditëve të thellat i kemi për qasje në informacion”, shtoi ai.

“Janë të skanuara të gjitha numrat e ‘Rilindjes’ që nga vitet 1950, të cilat kanë dalë në mënyrë periodikisht. Një herë dyjavore, javore, ditëve të javës. Përpos të skanuara, shkronjat janë të lexueshme, të kopjueshme”, shtoi Gacaferi.

Sipas Gacaferit, gazetaria e asaj kohe dhe e tanishme është “interesante” se si korniza e të shkruarit lajm ka ndryshuar dhe renditja e tyre.

“Kur po e lexojnë ‘Rilindjen’ po çuditen se si është shkruar atëherë. Rilindja ka shkruar një lajm për një vrasje makabre të bërë gjatë viteve 1980-ta në faqen e tij të shtatë dhe me rreth 50 fjalë, ku me krahasu me gazetarinë e tanishme do të bëhej lajm i përhapur”.

Për interesimin e shprehur të lexuesve, Gacaferri ka shpalsour dy raste të ndara se si një person me emrin Abit Hoxha ka hapur gazetën e “Rilindjes” për ditëlindjen e tij 1982-të, ku për fat mirë ka qëlluar se si “Milicia ka hyrë në fshatin e tij të lindjes në Skenderaj e kanë çmobilizuar Lëvizjet Çlirim 1982, apo edhe një histori tjetër është edhe kjo kur një vajzë ka pasur gjyshin e saj gazetar të ‘Rilindjes’ dhe ka lexuar artikujt e tij gazetaresk të shkruara në Rilindje”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika