Digjitalizohen gjobat e trafikut në Prishtinë, dërgimi i dënimeve bëhet në adresën e pronarit

Ilustrim

Kryeqyteti ka vendosur standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut.

Pikat kyçe të dakordimit përfshijnë:

1. Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave.

2. Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova)

3. Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës.

“Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika