Diku ulje drastike, e diku rritje: Këto janë pagat në sektorin publik

Koeficienti i ri i pagave ka shkaktuar ndryshime të mëdha në disa sektorë publik. Ulja më drastike është ajo e pagës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që nga 4 mijë e 26 euro, me ligjin e ri do të marrë 1 mijë e 837 euro. Ndërsa, rritje të pagave parashihet për kryeministrin, sistemin e arsimit, shëndetësinë, Policinë dhe FSK-në

Qeveria e Kosovës

Koeficienti i pagave në sektorin publik në disa kategori ka sjell gëzim, e në shumë të tjera është pritur me dëshpërim.

Paga e re mund ta ketë lumturuar kryeministrin Albin Kurti, që do të ketë një rritje prej 408 eurove.

Ndryshe nga i pari i qeverisë, ulje të pagës kanë pësuar Presidentja dhe kryeparlamentari.

Presidentja Vjosa Osmani nga 2743 euro, me ligjin e ri do të marrë 1722 euro, kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga 2040 euro do të marrë 1785 euro.

Megjithatë, Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit, nuk janë pozitat të cilat pësuan uljen më të madhe të pagave.

Një ndryshim të jashtëzakonshëm ka pësuar paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, e cila është zvogëluar për mbi 2 mijë euro.

Nga 4 mijë e 26 euro, paga në këtë pozitë është ulur në 1837.5 euro.

Ulje të ndjeshme të pagave pësuan edhe hallkat e tjera të sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor nga 3 mijë e 98 euro, do të marrë 1 mijë e 731 euro, kurse një gjyqtar në Gjykatën Themelore nga 1 mijë e 911 euro, do të marrë 1 mijë e 260 euro.

E një prokuror, nga 2 mijë e 441 euro, pritet të paguhet nga 1260 euro deri në 1344 euro.

Ndryshe nga gjyqësori, rritje të pagave do të ketë në arsim, shëndetësi, polici dhe FSK.

Një mësimdhënës në shkollë fillore është paraparë të përfitoj 588 euro, një mësimdhënës në shkollë të mesme të lartë do të marrë 609, kurse një edukator do të ketë pagë 546 euro.

Në shëndetësi, mjeku specialist do ta ketë rritjen më të madhe të pagës.

Nga 659 euro sa paguhet tani, me ligjin e ri do të paguhet 1200 euro, kurse një mjek i përgjithshëm do të paguhet 777 euro.

E në Policinë e Kosovës, një polic i lartë do të paguhet 619 euro, kurse rreshteri do ta ketë pagën 672 euro. Por, këtu nuk është sqaruar asgjë sa i përket shkallëve të rrezikshmërisë apo shtesave në këtë sektor.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjithashtu ka pasur një rritje të pagave.

Ushtari do ta ketë pagën 588 euro, ushtari i klasit të parë 609 euro, kurse rreshteri 693 euro.

Të gjitha pagat janë të llogaritura në vlerën bruto.

Shija e redaktorit

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

Të fundit nga rubrika