Dikur lagje e tërë me minatorë, tani gati e braktisur

Dikur njihej si lagja e minatorëve, por tani, objektet që ishin ndërtuar për ta në Novobërdë, janë braktisur në masë të madhe. Banorë të paktë të ndërtesave kolektive, japin arsyet se çka ka ndikuar në zbrazjen e tyre

Pamja e parë të jep përshtypjen e një vendi të harruar. Por edhe realiteti nuk është shumë ndryshe.

Ndërtesat kolektive të ndërtuara për familjet e minatorëve që punonin në minierë në Novobërdë, janë braktisur në masë të madhe, dhe banuesit e paktë që kanë mbetur aty, përmendin disa prej arsyeve për këtë.

 “Jetesa është shumë e vështir, s’kmimarket duhet me shku në Llapjan pastaj s’kemi transport. Para lufte ka qenë shumë mirë ka pas shumë banorë ka punuar edhe hoteli”, ka deklaruar banori i kësaj lagjes, Hysen Llapashtica.

Hysen Llapashtica

Adem Gërbeshi, është një tjetër minator që ende jeton aty.

Por Gërbeshi, thotë se nëse nuk ndryshon diçka, edhe ai bashkë me 4 minatorët e tjerë e familjet, do të largohen.

“ Popullatë është shpërngul shkaku i transportit, pas lufte janë shpërngulure pasi janë kanë të gjitha të popullume. Mungesë e ambulantes, kryesisht janë kanë të minatorëve por kjo u njohë si lagje e minatorëve. Për momentin jemi pesë persona që punojmë ende në minierë dhe që jetojmë këtu.. Nëse nuk ndryshon diçka ne do të shpërngulemi të gjithë”, ka thënë Gërbeshi.

Adem Gërbeshi

Por shqetësimet e tyre, duket se nuk do të marrin përgjigje të shpejtë.

RTV Dukagjini, ka kontaktuar me zyrtarë të Komunës së Novobërdës, që i kanë thënë televizionit se ende nuk janë pranuar nga Ministria e Infrastrukturës për të diskutuar për këto tema.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika