Dimiç: Regjimi i Vuçiçit bëri “sulm terrorist” kundër protestuesve, situata do të radikalizohet në Serbi
Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiç, ka ndarë përshtypjet e tij lidhur me protestën studentore tronditi Serbinë më 15 mars, duke e përshkruar si një moment historik. Dimiç ka theksuar se ky ka qenë një nga tubimet më të mëdha që ka ndodhur në Serbi, duke arritur rreth 800 mijë protestues. Teksa mesazhi kryesor […]
Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiç, ka ndarë përshtypjet e tij lidhur me protestën studentore tronditi Serbinë më 15 mars, duke e përshkruar si një moment historik.
Dimiç ka theksuar se ky ka qenë një nga tubimet më të mëdha që ka ndodhur në Serbi, duke arritur rreth 800 mijë protestues. Teksa mesazhi kryesor i studentëve, sipas Dimiç, ishte i qartë: Ata kërkojnë që presidenti Aleksandër Vuçiç të largohet dhe të lirojë institucionet që ai ka uzurpuar.
“Përshtypja ime më e madhe që e kemi pasur një tubim më të madh në historinë e Serbisë. Pra protesta studento-qytetare afro 800 mijë protestues, sipas shënimeve të ekspertëve të Serbisë dhe të huaj. Pra, çka është mesazhi i studentëve: Boll më Aleksandër Vucic, liroi institucionet të cilat i ke uzurpuar. Nuk ki më legjitimitet dhe as autoritet për ta udhëhequr shtetit tonë. Dhe shoqërinë që e ke sëmur. Kështu mund të definohet mesazhi i studentëve. Unë iu uroj studenteve që nuk lejuan incidente, që ata kanë të gjitha meritat që nuk ndodhi sene të planifikuar nga pushteti”, ka thënë Dimiç në FIVE të Dukagjinit.
Më tej në FIVE, Dimç thekson se pavarësisht reagimeve të pushtetit dhe përdorimit të “armëve sonike” për të shpërndarë protestuesit, studentët dhe qytetarët e Serbisë nuk do të ndalen.
Sipas tij, regjimi i Vuçiçit ka realizuar një “sulm terrorist” ndaj qytetarëve të vet dhe tani kërkohet një hetim ndërkombëtar për veprimet e tij.
“Vucic ndoshta mendon për veten që u forcua. Unë mendoj që jo. sepse studentëve nuk ndalen, se i përsëri kundër tyre armën sonike. Për t’i shpërndarë protestuesit. Regjimi bëri një sulm terrorist ndaj studentëve dhe qytetarëve të vet. Tani kërkohet përgjigjja e tij. Kërkohet hetimi ndërkombëtar”, ka shtuar ai.
Dimiç parashikon se situata do të përkeqësohet dhe do të radikalizohet, duke theksuar se për Vuçiçin mbetet vetëm një mbështetje shumë e kufizuar, kryesisht nga serbët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës.
“Mendoj që do të problematizohet çdo gjë në Serbi. Do të radikalizohen (protestat) sepse nuk e pranojnë shtetin e vetëm një njeriu, i cili quhet Aleksandër Vuçiq. Po të isha në vend të Vuçiq do të brengosesha se kam mbetur vetëm, ai ka mbetur vetëm. Atë e mbështesin vetëm serbët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës”, ka shtuar Dimiç.















