Dinamizimi i procesit të dialogut – si po shihen vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë?

Viti 2023 është paraparë të jetë vit i dinamizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit synohet përmbyllja e këtij procesi, e vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë gjatë kohës së fundit në Kosovë, njohësit e çështjeve politike po i konsiderojnë si lëvizje pozitive që e rikthejnë rajonin në një nga prioritetet e politikës së jashtme të BE-së dhe të ShBA-së

Ilustrim

Pesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet ta vizitojnë të premten e 20 janarit Prishtinën.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Viti 2023 është paraparë të jetë vit i dinamizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit synohet përmbyllja e këtij procesi.

E për këto vizita të diplomatëve të huaj, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi në një prononcim për Portalin Dukagjini ka thënë se interesimet e shtuara të diplomacisë perëndimore dhe asaj tejatlantike të shprehura përmes vizitave të shpeshta të nivelit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, veçmas në Prishtinë dhe në Beograd duhet parë si lëvizje pozitive që e rikthejnë rajonin në një nga prioritetet e politikës së jashtme të BE-së dhe të ShBA-së.

“Këto tratativa diplomatike për të dinamizuar dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare janë si rrjedhojë e një momentumi të ri që ka krijuar në Evropë lufta Rusi-Ukrainë. Sigurimi i paqes i rajonit të BP është një element i rëndësishëm për vendet e BE-së”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, se cilat do të jenë efektet e dukshme të kësaj përfshirjeje ndërkombëtare, ai ka thënë se varet se sa do të jenë “të gatshme palët për marrëveshje”.

“Është e veshtirë të thuhet, sepse varet se sa do të rezistojnë palët ndaj presionit për marrëveshje, veçmas pala serbe, sepse siç dihet pala kosovare e ka mbështetur në parim planin franko-gjerman, si një bazë e mirë për të lëvizur përpara, derisa Beogradi e ka kundërshtuar, së paku deklarativisht”.

Këto vizita me efekt të dukshëm në çështjet politike i ka quajtur edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri.

“Trendi i pandryshuar i vizitave të shpeshta të emisarëve ndërkombëtarë në rajonin tonë është simbolikë e qartë e fokusit dhe investimeve afatgjate politike. Ndonëse aktualisht gjallojnë shumë kriza globale, përqendrimi i vazhdueshëm ndërkombëtar drejt nesh flet për plane konkrete e të harmonizuara gjeostrategjike dhe gjeopolitike”, ka thënë Muhaxhiri për Portalin Dukagjini.

Se sa mund t’i kontribuojnë këto vizita një marrëveshjeje potenciale përfundimtare me Serbinë, Muhaxhiri ka thënë se dallimet e skajshme perspektivore në mes dy vendeve realisht zvogëlohen vetëm me anë të strategjive politike shumënivelore, me të cilat shpërblehen qasjet konstruktive.

Muhaxhiri ka theksuar se këto vizita mund të konsiderohen si shenjë e seriozitetit të politikës së jashtme të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi pa një Ballkan të normalizuar politikisht, nuk mund të ketë as projekte madhore ndërkombëtare në këto hapësira.

“Ndryshimet pozitive janë parakusht për përfshirjen e tij në agjendat e ardhshme të Bashkimit Evropian, të domosdoshme për të gjitha palët”.

Sipas tij, dialogu është udha unike për davaritjen e mbetjeve negative nga e kaluara, në funksion të ardhmërisë progresive.

Sa i përket një takimi të ri ndërmjet bartësve të dialogut, Kurtit dhe Vuçiqit, diplomatët në Bruksel nuk kanë përmendur ndonjë datë, por kanë thënë se “po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Synimi i BE-së është që takimi Kurti-Vuçiq të mbahet para fundit të muajit janar.

Herën e fundit që ata u takuan për bisedime ishte 21 nëntori i vitit 2022.

Një nga temat e diskutimit në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë edhe plani i BE-së me mbështetje të Francës e Gjermanisë.

Krerët në Kosovë kanë thënë se propozimi i BE-së, apo plani franko-gjerman, paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Serbi kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25-vjeçari nga Kosova...

Një 25-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D,...

Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se...

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se i maskuari, duke...

‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të...

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi...

Të fundit nga rubrika