Dion Gallapeni drejt Serie A? Dy gjigantët italianë në “luftë” për talentin e Kosovës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni, mund të jetë shumë pranë një hapi të madh në karrierë, me një transferim të mundshëm në Serie A.

Sipas faqen së specializuar për transferime “Transfermarkt”, interesimit të Bolognas i është bashkuar edhe Atalanta, skuadër që synon ta afrojë 21-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës.

Aktualisht, Gallapeni është nën kontratë me Widzew Lodz deri në vitin 2029, por në fillim të këtij viti u huazua te Wisla Plock.

Kjo e fundit mban edhe opsionin e blerjes së tij për shumën prej 2.5 milionë eurosh.

Në sezonin aktual të elitës së futbollit polak, mbrojtësi kosovar ka regjistruar 17 paraqitje, duke kontribuar me një gol dhe tre asistime, çka ka tërhequr vëmendjen e klubeve italiane.

Një tjetër faktor që mund të lehtësojë transferimin e tij është pajisja me pasaportë shqiptare, e cila i mundëson regjistrimin si lojtar jo i huaj në kampionatin italian.

Në nivel ndërkombëtar, Gallapeni numëron 11 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, që nga debutimi i tij në mars të vitit të kaluar, duke u shndërruar në një nga emrat premtues të “Dardanëve”.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarin Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika