Për futbollistin me prejardhje nga Kosova, Dion Kacuri ishte ndeshje e parë si startues me Grasshopperim në elitën e futbollit zviceran.

Në minutën e 27-të të ndeshjes në kuadër të Superligës zvicerane të futbollit, Kacuri arriti të shënojë gol për Grasshoppërin kundër skuadrës së Winterthurit.

Dion Kacuri

18 vjeçari shënoi një gol fantastik për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Grasshopperi në fund arriti fitore 3 me 0 ndaj skuadrës së Winterthur, skuadër në të cilën luajnë futbollistët tjerë shqiptarë si Florian Kamberi, Granit Lekaj, Eris Abedini, Hekuran Kryeziu dhe Jozef Pukaj.

Dion Kacuri

Kacuri i lindur në Baden të Zivcrës është pjesë e skuadrës së parë të Grasshopperit që nga sezoni i kaluar. 18 vjeçari është pjesë e Zvicës U19.