Diplomacia kulturore e Kosovës në skenën ndërkombëtare: Fëmijët nga Gjilani fitojnë dy çmime të para në Zagreb

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka theksuar rolin e diplomacisë kulturore në promovimin e vendit përmes artit, pas suksesit të shkollës së vallëzimit modern “Dancing House” nga Gjilani në festivalin ndërkombëtar të kërcimit International Dance Cup Zagreb.

Në një postim në Facebook, ambasada ka bërë të ditur se të rinjtë nga Kosova u paraqitën me dy performanca të veçanta në këtë festival prestigjioz dhe u vlerësuan me dy çmime të para në kategoritë: Contemporary Group Mini Kids – Çmimi i Parë, Contemporary Kids Formation – Çmimi i Parë.

Performancat thuhet se u realizuan nga dy grupe fëmijësh të moshave 6–8 vjeç dhe 9–12 vjeç, të cilët përfaqësuan Kosovën me profesionalizëm, energji artistike dhe talent të veçantë, duke dëshmuar potencialin e madh të brezit të ri në fushën e artit dhe kulturës.

Sipas ambasadës, ky sukses është rezultat i punës dhe përkushtimit të fëmijëve, si dhe i mbështetjes dhe udhëheqjes profesionale të koreografes Naski Ahmeti nga Gjilani, e cila me përgatitje të kujdesshme dhe vizion artistik arriti të sjellë një prezantim dinjitoz në skenën ndërkombëtare.

Ambasada thekson se kjo arritje përfaqëson një shembull të fuqishëm të diplomacisë kulturore, përmes së cilës rinia e Kosovës promovon vlerat, talentin dhe identitetin kulturor të vendit në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika