“Diplomacia Parlamentare” bën bashkë Kurtin, Konjufcën dhe ambasadorin Hovenier
“Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, bën bashkë këtë të hënë në Prishtinë drejtues të institucioneve të Kosovës e të shteteve të rajonit, deputetë të vendit e të huaj, europarlamentarë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Konferenca organizohet nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me […]
“Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, bën bashkë këtë të hënë në Prishtinë drejtues të institucioneve të Kosovës e të shteteve të rajonit, deputetë të vendit e të huaj, europarlamentarë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Konferenca organizohet nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES).
Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe drejtori i FES-it, Peter Hurrelbrink, janë ndër folësit kryesorë.
Në njërin nga sesionet e kësaj konference do të marrin pjesë edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Agjenda përfshin temat e zgjerimit të BE-së, të diplomacisë së mbrojtjes, rolin e shoqërisë civile dhe medias në proceset demokratike, si dhe drejtimet e politikave dhe të angazhimit diplomatik. Konferenca ka ndërtuar një platformë të rëndësishme për diskutime dhe bashkëpunim në rrugën drejt bashkintegrimit rajonal dhe euroatlantik.
Agjenda e konferencës së Komisionit për Punë të Jashtme: Diplomacia Parlamentare për Bashkëpunimin Rajonal dhe Euro-Atlantik:
Konferenca pritet të fillojë në orën 09:00 – 09:30.
Folësit kryesorë:
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Peter Hurrelbrink drejtori i FES-it.
Sesioni 1: Zgjerimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Koha për përparim është tani!
ORA 09:30 – 11:00 – Tema: Diskutimi i sfidave rajonale të sigurisë dhe strategjive bashkëpunuese të mbrojtjes në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.
Folës:
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, Ditmir Bushati, Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Alejandro Esteso Perez, analist politik i specializuar në Ballkanin Perëndimor, Fitore Pacolli deputete, Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.
Pjesa 2: Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes
ORA 11:00-11:30
Tema: Diskutimi i sfidave rajonale të sigurisë dhe strategjive bashkëpunuese të mbrojtjes në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes
Folës:
Oleksyi Goncharenko, deputet i Parlamentit të Ukrainës, anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – (video mesazh), Xhelal Sveçla ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, René Schlee përfaqësues i përhershëm i FES Dialogu për Evropën Juglindore, Jeta Loshaj Konsulente për Sigurinë Ndërkombëtare, FES Kosova, Charles Kupchan profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetown, Miodrag Vlahoviq ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Besnik Tahiri deputet i Kuvendit të Kosovës, Una Hajdari gazetare, Mimi Kodheli ish-ministre e Mbrojtjes/kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Shqipëri, Enver Hoxhaj ish-ministër i Jashtëm.
Pjesa 3: Shoqëria civile dhe media në formësimin e proceseve demokratike
ORA 14:30-16:00
Tema: Ekzaminimi i ndikimit të shoqërisë civile dhe medias në angazhimin dhe transparencën demokratike
Folës: Jeta Loshaj, konsulente për Siguri Ndërkombëtare, FES Kosova Charles Kupchan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetown, Miodrag Vlahovic, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Besnik Tahiri deputet i Kuvendit të Kosovës, Una Hajdari, gazetare.
Pjesa 4: Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik
ORA 16:00-17:00
Folës:
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu Hyseni kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, Charles Kupchan profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm dhe Departamentit të Qeverisë në Universitetin Georgetown, Jeffrey Hovenier ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Thomas Szunyog shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Jorn Rohde ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.















