Diplomatët e lartë amerikanë dhe rusë takohen në takimin e G20 për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me homologun e tij rus, ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, në margjinat e G20 në Nju Delhi, të enjten, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit që udhëton me Blinken. Takimet realizohen gjersa tensionet mbeten të larta lidhur me Ukrainën, si dhe pezullimin nga Rusia të traktatit […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me homologun e tij rus, ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, në margjinat e G20 në Nju Delhi, të enjten, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit që udhëton me Blinken.
Takimet realizohen gjersa tensionet mbeten të larta lidhur me Ukrainën, si dhe pezullimin nga Rusia të traktatit të armëve bërthamore të reja START.
Blinken dhe Lavrov folën përreth 10 minuta, tha i njëjti zyrtar. Në bisedë, Blinken i bëri thirrje Rusisë që ta lirojë Paul Whelan dhe ta rifillojë pjesëmarrjen në New START , si dhe të nënvizojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, sipas burimit.
Burimi tha gjithashtu se ky takim ishte i paplanifikuar dhe se sekretari Blinken ishte ai që iu afrua Lavrov në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G20 në Nju Delhi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, konfirmoi për CNN se takimi u zhvillua.
“Blinken kërkoi kontakt me Lavrov. Në lëvizje, si pjesë e seancës së dytë të G20, ai bisedoi me Sergej Viktorovich Lavrov. Nuk ka pasur negociata, takime etj”, tha ajo.
Hera e fundit që Blinken dhe Lavrov u takuan personalisht ishte para pushtimit rus.















