Diplomati britanik dëbohet nga Rusia pas akuzave për spiunazh

Një diplomat britanik është dëbuar nga Rusia për atë që Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar e përshkroi si “akuza keqdashëse dhe të pabazuara” për spiunazh.

Diplomati, emri i të cilit nuk u bë publik, kishte dy javë kohë për të lënë vendin, tha Ministria e Jashtme ruse, pasi pretendoi se kishte marrë informacion “lidhur me përkatësinë e një punonjësi diplomatik në ambasadë me shërbimin sekret britanik”, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Ministria ruse tha se Moska nuk do të toleronte aktivitetet e oficerëve të inteligjencës britanike të padeklaruar në Rusi dhe se Rusia do të reagonte me vendosmëri nëse Mbretëria e Bashkuar përshkallëzon situatën.

“U dha gjithashtu një paralajmërim se nëse Londra e përshkallëzon situatën, pala ruse do të japë një përgjigje vendimtare ‘pasqyrë’,” shtoi ministria.

Ministria e Jashtme britanike tha se veprimet e Moskës erdhën “nga dëshpërimi” dhe se Mbretëria e Bashkuar po shqyrtonte reagimin e saj.

“Kjo nuk është hera e parë që Kremlini ka bërë akuza keqdashëse dhe të pabazuara ndaj stafit tonë. Shënjestrimi i diplomatëve britanikë vjen nga dëshpërimi dhe veprime të tilla minojnë kushtet bazë të nevojshme për funksionimin e misioneve diplomatike. Ne po shqyrtojmë me kujdes opsionet tona për reagim.”

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan në fillim të vitit të kaluar të rindërtonin nivelet e personelit në ambasadat e tyre, si pjesë e një ofensive afrimi ndaj Moskës nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila u kritikua gjerësisht në Evropë.

Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dëbuar periodikisht diplomatët e njëra-tjetrës që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Së fundmi, Rusia dëboi një diplomat britanik dhe bashkëshorten e një tjetri në mars të vitit të kaluar, duke pretenduar se të dy ishin spiunë.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika