Diplomatja amerikane viziton Kosovën

Diplomatja amerikane, Karen Donfried, të hënën, do të fillojë vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e filluar vizitën e saj me Kosovën

Sipas njoftimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Ndihmës sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, të hënën, do të fillojë vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e saj do të nisë së pari me Kosovën, pastaj do të vazhdojë me Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Vizita e Donfried në Kosovë vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë ditë më parë. Ajo pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se, Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se të hënën e 25 prillit, ajo do ta falënderojë Kosovën për strehimin e afganëve dhe ukrainasve, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ndër të tjera, ajo do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian(BE) me Serbinë, drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Pas Kosovës, ajo do të vazhdojë edhe me pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, gjithmonë duke theksuar mbështetjen e SHBA-së në përparimin e këtyre vendeve.

Të enjten e 28 prillit, ajo do të përkujtojë 100 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të SHBA-së me Shqipërinë, duke e falënderuar Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.

Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen e tyre të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal. Po ashtu do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin.

Më 29 prill, rrugëtimin e saj vendet e Ballkanit Perëndimor do ta përmbyllë në Mal të Zi, ku do të theksojë mbështetjen dhe nevojën e SHBA-së për të përshpejtuar punën në rrugën euroatlantike të Malit të Zi dhe pranimin në BE.

Ajo do të theksojë forcimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e korrupsionit.

Ajo do të falënderojë, gjithashtu, Malin e Zi për bashkim me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë në mbështetje të Ukrainës, për ofrimin e ndihmës humanitare dhe të sigurisë, si dhe për mbylljen e hapësirës ajrore ndaj avionëve rusë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika