Diplomatja amerikane viziton Shqipërinë

Diplomatja amerikane, Karen Donfried, të enjten e 28 prillit do ta vizitojë Shqipërinë

Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried

Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, të enjten e 28 prillit do ta vizitojë Shqipërinë.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), Donfreid do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në fokus do të jetë angazhimi i Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, përballë agresionit rus.

Po ashtu, në agjendë theksohet mesazhi që do të japë Zyrtarja e Lartë e DASH-it, zbatimi plotësisht i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried

Vizita e saj vjen pas asaj në Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, dhe Maqedoni të Veriut.

Të hënën e 25 prillit, Donfried në një konferencë për media, kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet të riangazhohen në mënyrë urgjente në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo kishte thënë se SHBA-ja i jep prioritet dhe e mbështet dialogun e ndihmuar nga BE-ja, që duhet të jetë i përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje normalizimi të përqendruar në njohje të ndërsjellë.

“Kosova e Serbia duhet të bëhen bashkë e në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që ka një mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja”, është shprehur Donfried në prononcim për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa takimi i saj do të përmbyllet më 29 prill, me Malin e Zi.

Stabiliteti, siguria dhe zbatimi i reformave ishin një ndër mesazhet që dha Zyrtarja e Lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, këtyre dy vizitave u kishte paraprirë vizita e tre senatorëve Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen. Këta të fundit janë takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

“Informova mysafirët tanë për rolin destruktiv që Serbia vazhdon ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë në një përpjekje për të tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës, por kam besimin e plotë se bashkarisht do të jemi në gjendje t’i ndalojmë këto ndikime malinje.”, ishte shprehur Osmani në një konferencë për media, bën të ditur RTV Dukagjini.

Janarin e këtij viti, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kishte konfirmuar se në Kosovë dhe Serbi do të qëndronin i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 Karen Donfried: Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialog

 

 

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika