Në periudhën më kritike, Shërbimit Korrektues i janë shtuar pjesëtarët.

64 zyrtarë  korrektues i janë bashkëuar këtij institucioni, pasi gjenerata e tyre, e 44ta me rradhë, diplomoi pas përfundimit të shkollimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Për rrugëtimin e ri në karrierën e tyre si oficer të burgjeve të Kosovës ata u uruan nga zyrtarë të lartë, përfshirë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas përfundimit të ceremonisë, ajo foli për Dukagjinin për hapat që janë ndërmarrë nga dikasteri i saj dhe institucionet vartëse, përfshirë SHKK-në.

Përveç suspendimit të oficereve në Smrekonicë, tashmë inspektimet kanë nisur edhe në një burg tjetër.

“Është bërë një inspektim i ksaj situate që ka kërkuar marrjen e masave ndaj këtyre zyrtarëve, kjo nuk është në kompetencën time por të drejtorit të  SHKK-së mirpo po bëhet edhe një inspektim për rastin e dytë, në pjesën e pavionit të hapur në Burgun e Dubravës”, ka deklaruar Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë.

Ndryshe nga ministri i Brendshëm Sveçla, Haxhiu, Sekiraqën e konsideron të arratisur, derisa sipas saj po punohet që statusi i tij të mos mbetet i tillë.

“Është ikje nga drejtësia dhe është në arrati dhe për këtë rast institucionet po angazhohen maksimalisht”, ka shtuar Haxhiu.

Në ceremoni, 44 të diplomuarve iu drejtua edhe Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani i cili i foli për përgjegjësitë e këtj profesioni.

“Të jesh zyrtarë korrektues është një përgjegjësi e madhe. Natyrisht ju do të keni jo në rend të parë sigurinë e qendrave rehabilituese por ju do të ndihmoni në integrimin e individëve që në të kaluarën kanë bërë gabim”, ka deklaruar ai.

Brenda një periudhe të shkurtë kohore, në vend janë raportuar 3 raste të personave që kanë arritur t’i shmangen drejtësisë, dy prej tyre që do të duhej të dërgoheshin në paraburgim pasi ishin dënuar nga shkalla e parë, dhe një tjetër i dënuar që u arratis nga Smrekonica.

Që nga viti 2007 deri tani janë 56  raste të arratisjeve ose persona që nuk janë kthyer në qeli, pasi ishin larguar duke shfrytëzuar benefite të ndryshme, si lirimi për fundjavë.