Diplomon gjenerata e parë e kursit të rreshter majorëve të FSK-së

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel

Foto: FSK

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel.

Forca e Sigurisë së Kosovës njoftoi se është ndërtuar dhe po edukohet mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të ushtrisë amerikane.

Kështu është bërë e ditur nga FSK-ja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe ushtrisë amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së.

“Shkolla e Nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve. Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së i uroj të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit. Pesëmbëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së”, thuhet në njoftimin për medie.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika