“Dirigjenti i heshtur” i Arsenalit
Në “Santiago Bernabeu” i shikonte ndeshjet nga stoli. Ani pse konsiderohej si futbollist me potencial të madh, “mbretërit” nuk i dhanë hapësira të mëdha norvegjezit, Martin Odegaard. Ai vendosi të largohej në Angli, te Arsenali. Zgjedhje e cila doli të jetë një “rilindje” e karrierës së tij. 24 vjeçari është pjesë e pandashme e formacionit […]
Në “Santiago Bernabeu” i shikonte ndeshjet nga stoli.
Ani pse konsiderohej si futbollist me potencial të madh, “mbretërit” nuk i dhanë hapësira të mëdha norvegjezit, Martin Odegaard.
Ai vendosi të largohej në Angli, te Arsenali. Zgjedhje e cila doli të jetë një “rilindje” e karrierës së tij.
24 vjeçari është pjesë e pandashme e formacionit startues të Mikel Artetas dhe një hallkë lidhëse mes repartit të mesfushës dhe sulmit.
Me shiritin e kapitenit në krah ai po i udhëheq “gunners” drejtë objektivit të këtij sezoni: Titulli i Kampionit.
Novergjezi me të majtën magjike ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në 13-të ndeshje të zhvilluara në këtë sezon të Premierligës.
Odegaard tashmë është shndrruar në një nga futbollistët më të dashur për tifozët në “Emirates Stadium” pasi jashtë fushës së gjelbër nuk është asnjëherë pjesë e skandaleve.
Për shkak të performancave që ka dhuruar në ishull edhe vlera e tij në “Transfermarkt” është rritur dukshëm, sepse tani vlerësohet 60 milionë euro.
Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2026 dhe mbetet të shihet nëse rrugëtimi i tij në Londër do jetë i gjatë, apo do e ketë fatin e kapitenëve paraprakë.















