Disa arsye për të vizituar Banskon në dimër

Shijo aktivitetin dimëror të skijimit në Bansko me Max Travel

Nuk është sekret se Bansko është një nga destinacionet më të mira për pushime dimërore. Me zonën e skijimit në lartësi prej 2000-2600 metra, Bansko është e vendosur në malin e bukur të Pirin në Bullgarinë Jugperëndimore.

Merr familjen dhe drejtohu në Bansko, me super ofertë e Max Travel për një pushim në natyrë.

Qyteti i Banskos ofron një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh në kombinim me sportet tradicionale dimërore të skive dhe snowboarding në një resort shumë të zhvilluar në vend dhe që ofron vlerë të klasit botëror për një çmim të volitshëm.

Nëse kjo nuk mjafton, Max Travel do të ndaj me ju disa nga arsyet për të kaluar pushimet tuaja dimërore duke skijuar në Bansko:

Ofron për ju shumë aktivitete dimërore

Këtu do të gjeni 16 pista skish me një gjatësi totale prej 70 kilometra. Shpatet ndryshojnë pak në vështirësi por mund të gjeni çdo gjë, nga shpatet e lehta miqësore për fillestarët deri tek skiatorë të nivelit profesional dhe snowboarders.

Vazhdoni udhëtimin tuaj me një notë aventureske dhe eksploroni bukuritë e jashtme.

Mund të provoni lëvizjen me motor dëbore ose ecjen ne borë për të parë peizazhin mahnitës në një mënyrë tjetër apo edhe te merrni me qera një sajë dhe të rrëshqitni poshtë kodrës. Përndryshe, ju mund të bëni edhe një shëtitje me ashensor të rehatshëm dhe të shijoni pamjet piktoreske nga maja e malit duke lehtësuar ecjen e pyllit sepse për të ngjitur në lartësi duhet të bëni një udhëtim 25-minutësh në këmbë.

Përveç skijimit, nuk ka asgjë më të mirë se sa të pushoni në një pishinë të nxehtë pas një dite të kaluar nëpër shpate. Kaloni kohë nga pushimet tuaja aktive kënaqeni veten me pak relaksim.

Bansko është shtëpia e një sërë banjash dhe qendrash Wellness që ofrojnë një sërë trajtimesh dhe shërbimesh, duke përfshirë masazhe, sauna dhe vaskë të nxehtë, për të ndihmuar vizitorët të pushojnë.

Ka shumë opsione akomodimi për ju

Me shumë apartamente me qera dhe disa hotele të rehatshme nuk mungojnë për vizitorët në Bansko. Përqendruar përgjatë rrugës kryesore që përshkon Bansko, ka mundësi jetese më afër shpateve si dhe fillimit të qytetit. Shumëllojshmëria e opsioneve të jetesës në Bansko mund të ju përshtatet pavarësisht nëse deshironi të gjendeni me afër skenës së bukur të dimrit. Shumë nga hotelet kanë restorante cilësore që shërbejnë pjata tradicionale bullgare dhe ofrojnë shërbime fantastike spa dhe gjithashtu kanë pishina ose xhakuzi për t’u çlodhur pas një dite të gjatë sepse shumica e apartamenteve janë ne një distance qe arrihet në këmbë.

Këtu janë disa nga hotelet që ofrojnë rehati për ju gjatë qëndrimit në Bansko:

💎 Bansko SPA & Holidays
💎 Mura Bansko
💎 Murite Club
💎 Evelina Palace
💎 Green Life Ski
💎 Casa Carina
💎 Hotel Strazite

Për të gjitha këto ju mund të kontaktoni Max Travel për tu akomoduar në njërin nga vendet më të mira për ju.

Vendndodhja e lehtë për t’u arritur

Një nga faktorët kryesorë për Bansko është afërsia nga qytetet kryesore si Sofja dhe Selaniku. Gjithashtu, nëse dëshironi një shëtitje në qytet të madh, është vetëm një udhëtim me autobus ose tren larg. Shumica e udhëtimeve në qytete të tjera do të jenë më pak se 3 orë, që do të thotë se mund të bëni një udhëtim ditor prej tij ose ta zgjasni vizitën tuaj në një fundjavë.

Të fundit nga rubrika