Disa lagje të Prishtinës mbushen me mbeturia, “Pastrimi” thotë që ka vonesa

Disa lagje të Prishtinës janë mbushur me mbeturina kryesisht inerte, meqë sipas banorëve kompania “Pastrimi” nuk ka bërë mbledhjen e tyre sipas orarit të caktuar. Derisa opozita në kryeqytet thotë që kjo situatë po përsëritet për shkak të keqmenaxhimit të ekzekutivit, nga kompania “Pastrimi” thotë që ka vonesa për shkak të bllokimit të disa rrugëve. Gazetare: Arianitë Zhegrova

Ka javë që gjendja veç është përkeqësuar.

Sipas banorëve që s’folën para kamerës, kompania “Pastrimi” nuk ka bërë mbledhjen e mbeturinave sipas orarit të paracaktuar.

Madje, këtu në lagjen “Tokbahçe” janë hedhur edhe mbeturina inerte.

Gjendje hiç më e mirë s’është as lagjën “Katër Llullat”.

Edhe këtu ka numër të madh të mbeturinave vëllimore.

Për krejt këtë situatë që prishtiniasit për përballën herë pas here, opozita fajin po e lë tek kryetari, Përparim Rama ndërsa kanë mëdyshje edhe për funksionimin e ndërmarrjes së themeluar javë më parë.

“Një ndërrmarrje me qat menaxhment të njejtë nëse nuk ka pas mundësi deri më tani nuk ka me pas mundësi me bë as tash e tutje sepse nëse deri tani nuk kanë ble kamiona qysh kanë me ble tani janë disa pyetje që a ka me qenë Prishtina më e pastërt apo jo”, ka thënë Besart Krasniqim asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për gjendjen e krijuar me mbeturina nga kompania “Pastrimi” dhanë një sqarim.

“Gjatë ditëve të fundit janë evidentuar disa vonesa në realizimin e shërbimeve, kryesisht si pasojë e mbylljes së rrugëve dhe kufizimeve në qarkullim, të cilat kanë vështirësuar qasjen e ekipeve tona në disa zona. Megjithatë, ekipet operative po vazhdojnë punën në terren, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të intensifikojmë angazhimin dhe do të shtojmë kapacitetet operative, me qëllim të tejkalimit të vonesave dhe largimit të mbeturinave në të gjitha lagjet ku janë evidentuar grumbullime.” – KOMPANIA REGJIONALE E MBETURINAVE “PASTRIMI”

Ndërkohë, nga Komuna e Prishtinës nuk kanë dhënë një përgjigje për televizionin Dukagjini në lidhje me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika