Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se këtë të mërkurë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit do të ketë ndërprerje të ujit në disa pjesë të Prishtinës.

Sipas KRU “Prishtina” ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në sanimin e problemit, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë “Tirana”, ”Vicianum”, ”Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria.