Disa persona depërtojnë me forcë në një lokal në Uglarë, policia nis hetimet
Disa persona kanë depërtuar me forcë të shtunën në një lokal në fshatin Uglarë në Fushë Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Aktualisht ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”. “Sot rreth […]
Disa persona kanë depërtuar me forcë të shtunën në një lokal në fshatin Uglarë në Fushë Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Aktualisht ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën se në një lokal në fshatin Uglarë, gjatë natës, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë. Aktualisht ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë”, ka njoftuar Ahmeti.















