Disa persona hyjnë në shtëpinë e priftit në Klinë, plagoset një polic

Polici i plagosur është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës

Një polic është plagosur me armë zjarri në Klinë gjatë rezistencës që ka hasur në disa persona, të cilët ishin futur në shtëpinë e priftit duke tentuar të vjedhin.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Polici është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Në shtëpinë e priftit kanë hyrë disa persona, policia ka has në rezistencë, një zyrtar policor është plagosur nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika