Mediumi boshnjak “Istraga” ka raportuar se disa serbë të cilët ishin në një kolonë automjetesh nën përcjelljen e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republika Serbska kanë gjuajtur me ardhme teka po kalonin pranë shtëpive të boshnjakëve në Potçari, afër Srebrenicës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën pasdite, gjersa mediumi në fjalë konfirmon se plumbat janë shkrepur në ajror dhe jo në drejtim të shtëpive.

“Ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga një furgon i cili ishte në një kolonë automjetesh nën përcjelljen e MPB-së së RS në momentet kur automjetet po kalonin pranë shtëpive të të kthyerve boshnjakë në Potoçari afër Srebrenicës. Siç është konfirmuar për @IstragaB, armët e zjarrit nuk janë qëlluar në drejtim të shtëpisë, por plumba janë shkrepur në ajër. Gjithçka ndodhi me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, kur serbët vendas parakaluan automjetet e tyre në rrugën Bratunac-Srebrenicë të shtunën pasdite”, thotë mediumi, teksa ka publikuar një video te kësaj ngjarje në X.

Iz kombija koji je bio u koloni vozila pod pratnjom MUP-a RS pucano je iz vatrenog oružja u trenucima dok su vozila prolazila pored kuća bošnjačkih povratnika u Potočarima kod Srebrenice. Kako je potvrđeno za @IstragaB iz vatrenog oružja nije pucano u pravcu kuće, već su meci… pic.twitter.com/FryK2w7ahw

— Istraga.ba (@IstragaB) January 7, 2024