Disa serbë lodhen nga narrativat e Vuçiqit, shpërndajnë fletushka me kritika ndaj tij

Mesazhet që përçojnë kritika të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe strukturave politike që mbështesin Listën Serbe në Kosovë, janë shpërndarë sot në Graçanicë.

Në faqen nacionaliste “Korridor” është publikuar një video ku shihet një parashutë duke shpërndarë fletushka me akuza ndaj Vuçiqit për, siç thuhet, premtime të pambajtura ndaj popullit serb gjatë viteve të qeverisjes së tij.

Në fletushka ai paraqitet edhe përmes karikaturave satirike, ku cilësohet si “Pinokio”, duke aluduar se gënjen qytetarët. Në ilustrime të tjera shfaqet duke larguar nga puna serbët që nuk mbështesin politikisht Listën Serbe.

Sipas përmbajtjes së publikuar, aktiviteti duket të jetë organizuar nga serbë që kundërshtojnë politikat e Beogradit zyrtar dhe mënyrën e ushtrimit të ndikimit politik ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Kjo video vjen në një kohë kur autoritetet në Beograd kanë bërë vazhdimisht thirrje që serbët në Kosovë të votojnë për Listën Serbe, subjekt që gëzon mbështetjen e presidentit Vuçiq dhe të qeverisë së Serbisë./KP

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika