Disa të ndaluar në Ferizaj dhe Kaçanik për falsifikim parash dhe narkotikë

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste penale, “Falsifikim i parasë” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, pas një incidenti të raportuar mbrëmjen e 6 shkurtit në fshatin Prelez i Jerlive, komuna e Ferizajt.

Sipas policisë, në një pompë të derivateve është raportuar përdorimi i një kartëmonedhe të dyshuar të falsifikuar në vlerë prej 20 euro.

Patrulla policore ka identifikuar tre të dyshuar: Sh. V. (27), shtetas i Kosovës, si dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30) dhe M. O. (28). Gjatë kontrollit janë sekuestruar një sasi e vogël e një substance të dyshuar narkotike, dy mulli dhe kartëmonedha e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar procedurat penale për veprat e lartpërmendura. Dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Sh. V. është liruar pas intervistimit.

Gjatë vazhdimit të hetimeve, është identifikuar banesa me qira e të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të tjera. Po ashtu, është konstatuar se njëri nga të dyshuarit, M. O., kishte urdhërarrest ndërkombëtar dhe ishte shoqëruar nga një e mitur kosovare, A. T. (17).

Gjatë kontrollit në banesën e të miturës në Kaçanik janë gjetur dhe sekuestruar 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël e narkotikëve dhe dokumente të huaja. Substanca narkotike dyshohet se i përkiste E. D. (19).

Të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar për procedura të mëtejme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika