Disa të vdekur dhe të lënduar pas zjarrit në një ndërtesë banimi në Belgjikë

Disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një ndërtesë banimi në qytetin Antwerp të Belgjikës, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Sipas policisë lokale, zjarri u raportua në orën 09:53 të mëngjesit (07:53 GMT) në katin e tetë të një ndërtese 10-katëshe në zonën Linkeroever, në veri të Antwerp-it. Ndërtesa, e cila strehonte mbi 200 banorë, është evakuuar, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Autoritetet kanë konfirmuar se disa persona janë lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për viktima të mundshme.

“Për momentin nuk mund të japim shifra të sakta, pasi prioritet është situata në terren. Aktualisht po kërkojmë për viktima,” ka deklaruar zëdhënësja e policisë lokale, Kim Bastiaens.

Në vendngjarje janë angazhuar ekipe të shumta zjarrfikësish nga disa distrikte, si dhe ambulanca dhe shërbime të tjera emergjente. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të fiknin sistemet e ventilimit për shkak të tymit.

Një banor i ndërtesës ka rrëfyer për mediat belge momentet e para të ngjarjes, duke thënë se fillimisht kishte pasur ndërprerje të energjisë elektrike, e më pas alarm zjarri, ndërsa tymi kishte filluar të përhapej shpejt nëpër korridore.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet belge kanë nisur hetimet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika